jehona e korridoreve te harruara

Supporting emerging Albanian writer

Posted on Updated on

Ekphrasis Studio mbeshtet shkrimtarin e ri Enkel Hasamataj me romanin e tij te pare ‘Jehona e korridoreve të harruara”.  Historitë dhe karakteret e personazheve trajtohen dhe zhvillohen përreth individualitetit dhe rrëfimit të personazhit kryesor, i cili quhet T. Në kushtet kur realiteti aktual bëhet për të një bllok i padepërtueshëm, për arsyen se njëri nga shokët e tij të fëmijërisë përfundon në qeli si i pandehur, si rrjedhojë e atrofizimit të sistemit të drejtësisë, që për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit godet më të pambrojturit në një shoqëri, për të mbuluar krimet e pushtetarëve, ai thërret në ndihmë të shkuarën e tij. Në një bashkëbisedim me të mundohet të çmontojë mitet e së kaluarës, për të kuptuar më mirë të tashmen. Duke u përpjekur për ta bërë këtë gjë, në rrënojat e miteve tashmë të zbërthyera, ai zbulon vetë absurdin dhe, meqenëse absurdi është i paçmontueshëm, pasi, për t’u çmontuar diçka, më parë ajo duhet të ketë qenë e ndërtuar… e vetmja mundësi që i ngelet është hedhja përtej tij. Se shpejti e-book!

Image may contain: text

Advertisements